stacioni hapesinor

Kina hedh hapin e parë për një stacion të vetin orbitues në hapësirë

Postuar në 29 Prill, 2021 12:37

Kina ka lëshuar modulin e parë të stacionit orbitues, një element ky i ambicieve të saj për një prani të përhershme njerëzore në hapësirë. Në këtë mënyrë, Kina ndjek gjurmët e SHBA, Rusisë dhe Evropës. Moduli 'Tianhe' siguron mjedis për jetën njerëzore dhe pajisje mbështetëse për astronautët. Ai u lëshua nga Wenchang, provinca Hainan, përmes raketës 'Long-March 5B', bëri të ditur televizioni shtetëror CCTV.

Kina dhe Rusia bien dakord për ndërtimin e një stacioni të përbashkët hapësinor hënor

Postuar në 10 Mars, 2021 02:05

Rusia dhe Kina kanë nënshkruar së fundmi një memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e një stacioni hapësinor të përbashkët hënor. Në një deklaratë të vetën, agjencia ruse e hapësirës, Roscosmos u shpreh se stacioni hënor parashikohet të jetë një kompleks i objekteve kërkimore eksperimentale në sipërfaqen dhe/ose në orbitën e Hënës.

Ajo që shihet nga lart të lë pa frymë

Postuar në 09 Qershor, 2016 23:47

Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor realizoi orbitimin e tij të 100,000 rreth Tokës në muajin maj të këtij viti. Në të kryhen disa ekspedita me afate kohore të caktuar. Aktuaisht në të ndohet ekuipazhi i përbërë nga astronautët Timothy Kopra, Yuri Malenchenko, Timothy Peake, Aleksey Ovchinin, Oleg Skripochka dhe Jeffrey Williams, që janë nga SHBA, Britania e Madhe dhe Rusia. Fotot janë realizuar prej tyre dhe paraqesin spektaklin e planetit tonë parë nga lart. 

Një fshat hënor si pasues i Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar

Postuar në 16 Janar, 2016 02:11

Agjencia Hapësinore Europiane po mendon të zëvendësojë rolin që sot ka Stacioni Hapësinore Ndërkombëtar me një fshat në Hënë. Kreu i Agjenicsë, Jan Worner e ka përsëritur disa herë këtë ide, kryesisht para Kongresit Ndërkombëtar të Astronautikës (IAC) në Jerusalem dhe në SHBA. “Nuk bëhet fjalë për të ndërtuar shtëpi të vogla dhe të kesh një bashki, një kishë etj..Në idenë time, një fshat është një vend ku persona të ndryshëm vijnë me ide të ndryshme dhe krijojnë diçka që nuk është vetëm individuale. Fshati hënor ndërkombëtar do të ketë përdorime të shumfishta dhe përdorues të shumfishtë.

Ndotja nga ndriçimi

Postuar në 12 Janar, 2016 23:00

Shkencëtarët nga Universidad Complutense de Madrid në Spanjë kanë vënë në dukje shqetësimin që po krijon zëvendësimi i ndriçimit në qytet me LED. Kjo ka sjellë ndotjen nga ndriçimi që sjell pasoja të ekosistemi i kafsëve të natës, por edhe te cikli i gjumit. Pamjet e marra nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës provojnë këtë shqetësim:

Telefonon nga hapësira dhe i bie numrit gabim

Postuar në 25 Dhjetor, 2015 18:11

Një incident i pazakontë i ka ndodhur astronautit britanik Tim Peake i cili ka telefonuar nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar dhe ka ngatërruar numrin. “Tungjatjeta, planeti Tokë?”, pyeti Peake. Pasi kuptoi se ngatërroi numrin, astronauti, që ka mbërritur në stacion që më 15 dhjetor, kërkoi falje përmes Twitterit dhe sqaronte se ishte vërtetë një thirrje nga hapësira.

Subscribe to RSS - stacioni hapesinor