Ish-shefi i Shtabit të ushtrisë jugosllave dënohet me 3 vjet burg për spiunazh

Postuar në 07 Shkurt, 2021 12:13

Ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë Jugosllave, Momcilo Perisic është dënuar me tre vjet burg me akuzën e spiunazhit. Mediat në Serbi njoftojnë se Perisic akuzohet se ka kaluar informacione sekret shërbime amerikane.

Krahas Perisic janë dënuar edhe dy bashkëpunëtorë të tij, Miodrag Sekulic dhe Valdan Vlajkovic.

Çështja u hap në vitin 2002 nga ish-gjykata ushtarake dhe u riaktivizua në vitin 2004 për t’u ndërprerë sërish për shkak të thirrjes së Perisic në Hagë, proces që u përmbyll në vitin 2013.

Autoritetet serbe rihapën procesin e tyre në vitin 2014 për të kaluar vendimin vetëm tani. Ish-shefi i Shtabit u arrestua në vitin 2002 në një restorant në Beograd në shoqërinë e një zyrtari amerikan të shërbimeve sekrete, John  Neybor që i shpëtoi ndalimit përmes imunitetit diplomatik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.