Zhvillohet test gjaku që parashikon se kush do të mbijetojë nga CoVid-19

Postuar në 07 Dhjetor, 2020 21:46

Disa kërkues gjermane dhe britanikë pretendojnë se kanë zhvilluar një test gjaku përmes të cilit mund të parashikohet sesa të rënda do t’i ketë dikush simptomat nëse preket nga CoVid-19. 
Deri me tani ky test është aplikuar në 24 pacientë të sëmurë rëndë dhe parashikoi saktë rezultatin për 18 prej atyre që mbijetuan dhe për 5 nga pesë pacientë që vdiqën. 

Ne mund të parashikojmë thuajse saktësisht se cilët pacientë do të kenë nevojë për oksigjen dhe ventilator dhe ne po ashtu kemi markues për pacientë që nuk janë aq shumë sëmurë fillimisht por që kanë rrezik të lartë për t’u përkeqësuar. 

është shprehur Marcus Ralser nga instituti “Francis Krick” në Londër. 

Testi është zhvilluar me mostra gjaku të mbledhura në fillim të pandemisë, kur nuk përdorej ende deksametazon në të cilat u identifikuan 27 proteina tek pacientët në varësi të gravitetit të simptomave. Ato u matën me spektrometër që mund të gjurmojnë praninë e proteinave në gjak dhe përmes në analize të tillë mund të shihen dallime në pacientë të ndryshëm. 

Në thelb kjo metodë që duhet të kalojë disa hallka për t’u aprovuar synoj të ndihmojë mjekët për të bërë prognoza më të sakta, jo të përcaktojë në mënyrë matematikore ecurinë e sëmundjes te njëri apo tjetri pacient.

Comments

Submitted by Heu bre (not verified) on

Redaksia, kam nje pyetje :Testi i gjakut parashikon se kush do të mbijetojë nga CoVid-19, te tjeret do jetojne apo ,,,,,,,,,,,,,,?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.