CoVid-19/A ka të ri-infektuar në Shqipëri?

Postuar në 20 Nëntor, 2020 23:52

Pandemia aktuale në Shqipëri duket se ka prodhuar edhe dukurinë e riinfektimit. Siç ndodh rëndom, informacioni për këtë temë vjen në rrugë informale dhe për ta marrë atë zyrtarisht është thuajse e pamundur.

Të paktën nga ajo që haset në komunikim me njerëz që kanë të afërm të sëmurë, apo janë sëmurur vetë, mund të thuhet se janë me dhjetëra riinfektimet, edhe pse në kësi rastesh është shumë e vështirë të ndash të vërtetën nga spekullimi. Teorikisht mjekët referojnë shifrën 1-2% mundësi riinfektimi, që do të thotë se nga 31 459 infektime zyrtarisht në vendin tonë, ekziston mundësia e riinfektimit të të paktën 315 personave.

Nga disa të dhëna informale thuhet se hera e dytë ka qenë më e rëndë edhe pse në mbarë botën deri më tani ka 5 të raportuar zyrtarisht si të riinfektuar.

Si qëndron e vërteta? Kush vallë mund ta dijë në këtë vend? E di rruga, lagjja, kafeneja, opozita. Vetëm institucionet jo. Të cilat sillen sikur janë në një hall dhe jo në emergjencë të përbashkët menaxhimi i së cilës bëhet edhe përmes transparencës. Çdo minus në besimin ndaj institucioneve është faturë e rëndë në një situatë të tillë që nëse vijon ta rëndojë bilancin, nuk përjashtohet që të manifestojë të tjera probleme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.