Receta deri në 80 mijë lekë për Covid-19

Postuar në 03 Nëntor, 2020 23:26

Pandemia ka rritur ndjeshëm shitjen e disa medikamenteve siç janë vitaminat apo antibiotikët, por nga ana tjetër ka ulur shitjen e ilaçeve të tjera. Në një intervistë për TvT, farmacistja Drita Venetiku thotë se moslëshimi i recetave nga mjekët për shkak të situatës epidemiologjike dhe shmangies së kontaktit fizik mjek-pacient ka ulur shitjet e një pjese të medikamenteve, krahasuar me periudhën para pandemisë.

Është koha kur vitaminat po kërkohen më shumë, pasi rrisin imunitetin. Vitaminat D, C, B kompleks. Gamë tjetër është antibiotiku”.

Ata të cilët e vuajnë më shumë koston e lartë të medikamenteve janë pacientët e infektuar me Covid 19, për të cilët ilaçet janë mjaft të kushtueshme. Venetiku thotë se fatura e një pacienti me koronavirus varion nga 20 mijë lekë, deri në 80 mijë lekë të reja në disa raste specifike.

Duke u nisur nga vitamina dhe deri te antibiotikët venozë mund të shkojë deri në 800 mijë lekë të vjetra, nëse është nevoja për mjekim venoz”.

Të tjerë farmacistë shprehen se pandemia ka ndikuar edhe në stresin e qytetarëve, çka ka bërë që të rritet ndjeshëm edhe shitja e qetësuesve, kryesisht për të luftuar pagjumësinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.