Ndotja/ 14 milionë tonë plastikë “dergjen” në fund të oqeanit

Postuar në 19 Tetor, 2020 09:55

Një përllogaritje e kryer nga studiuesit australiane tregon se të paktën 14 milionë tonë copa plastike me gjerësi më pak se 5 mm gjenden në fund të oqeaneve të botës. Agjencia shkencore qeveritare australiane, CSICRO ka mbledhur dhe analizuar mostrat e oqeanit nga gjashtë vende rreth 300 km larg bregut jugor të vendit.

Analiza e sedimenteve oqeanike deri në 3 km në thellësi është botuar në revistën “Frontiers in Marine Science”. Sipas saj, mund të ketë 30 herë më shumë plastikë në fund të oqeanit sesa sasia që lundron në sipërfaqe. Mikroplastikë konsideron copëzat me diametër 5 mm ose më pak. Ato vijnë kryesisht si rezultat i copëtimit të objekteve më të mëdha plastike në pjesë gjithnjë e më të vogla.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.