Halli ynë kryesor e ka emrin Shqipëri!

Postuar në 18 Tetor, 2020 13:08

Urdhëri për mbajtjen e detyryeshme të maskës në rrugë është një ndër ato raste që të jep mundësinë se ku jetojmë. Se çfarë lloj vendi na ka burgosur.

Me një bllok në dorë punonjës të policisë të dalin përpara, pasi të kanë parë që tutje se nuk e mban maskën. Zgjaten pak, shohin nga njëri-tjetri dhe pastaj dikush të zë rrugën. Skena tipike që e sheh edhe ndaj drejtuesve të automjeteve.

Zotëri pse nuk e mban maskën?

Sapo filloi dita e djelë në Tiranën e hajdutëve.

E kam kaluar sëmundjen.

Të lutem një dokument identifikimi.

Pastaj pak sekonda më tej:

Emrin e babait dhe të nënës…

Pra përveç zbatimit të idiotizmave të një njeriu që quhet Edi Rama që kërkon maska në rrugë, edhe kur je duke ecur vetëm e nuk shkëmbehesh me askënd, por nuk kontrollon asnjëherë baret dhe autobuzët, punonjësit e policisë, duan që t’u shërbesh me formalitete. Ta lëmë mënjanë faktin se këshillat nga autoritetet ndryshuan sa herë, se njerëzit morën medikamente që tani shpallen si të pavlera. Për ato nuk ka sanksione, jo e vërteta qëndron përherë nga organizata kriminale që quhet qeveri. Por kët gjëra truri i Sandrit dhe Edit nuk i përpunon sepse kanë të tjera shqetësime. 

Dokumenti i identifikimi gjenerohet nga organizata kriminale që quhet Ministria e Punëve të Brendshme e cila ka të gjithë të drejtën të vendosë aty çdo gjeneralitet. Ajo ka një numër unik që përputhet vetëm me një individ në bazën e të dhënave që administrohet nga kjo ministri, e megjithatë në modelin e gjobës kërkohet atësia dhe mëmësia për arsye që nuk merret vesh. Ah po, jetojmë në Shqipërinë e informalitetit dhë ato numra që gjenerohen aty as i hyjnë kujt në punë.

Ne bëjmë detyrën, zbatojmë urdhërin, - thotë punonjësi. Që të sheh edhe si i zënë në faj dhe sikur ka një hall. Fleta e gjobës nuk parashikon asnjë rubrikë se ku bëhet apelimi edhe pse kjo fjalë me llojin e shtetit që na ka rënë për hise është një e tepërt. Sepse apelimi as ka nisur ndonjëherë këtu dhe është parakaluar nga Marifeti, të cilin e luan për bukuri vetë qeveria. Që vë gjoba. Fal gjoba. Që vendos detyrime, pastaj shpall amnisti.

Ky është vetëm një episode, banal, fundor dhe pa zarar i hallit që quhet Shqipëri sepse si ky ka shumë. Duke nisur që nga shkolla e fëmijëve, shërbimet në institucione e deri te marrëdhëniet dhe komunikimi me njerëzit. Te ecja në rrugë, sinjalistika, media e me radhë. Dhe të ashtuquajturit shtet i ka mbetur blloku në dorë për të vënë ndonjë gjobë, për të grabitur detyrimet, sa të mbajë në këmbë rekuizitën minimale të ekzistencës së vet. Sa për të tjerat dihet: hajdutët me imunitet sundojnë!

Cilat zgjedhje – të lira dhe të ndershme!!! – e korrigjojnë këtë mendësi dhe këtë prizëm interesash, cili rotacioni  e ndalon këtë autobuz të çmendurish që ecin ku të gjejnë një shteg e dhjesin ku i zë me guximin e lyrashit që legalizon edhe haletë ambulatore?

Shikoni se çfarë lloj fati kalon këtej nga Ne. Sandër Lleshaj, që në çdo rrethanë është një anonim, ia del të bëjë lajm punën që nuk është punë. Njësoj si me pandeminë raporton numrin e gjobave për mosmbajtje maske. Dje ishin rreth 700 në 2.8 milionë banorë, apo të themi 2 milionë të rritur. Çfarë efikastieti! Epo të shpallen pakicë ata që nuk mbajnë maskë dhe të rishikohet kuadri zakonor se Kushtetuta është pak si fjalë e madhe në këtë kope që pllenohet në brigjet e Adriatikut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.