Ligjet bëhen për t’u zbatuar, modeli pozitiv i Kosovës

Postuar në 24 Shtator, 2020 10:34

Ajo që po shihet si valë e dytë e Covid-19 në shumë vende ka nisur të shoqërohet edhe me ashpërsimin e masave. Në Kosovë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dënuar me gjobë 800 qytetarë për mosrespektimin e masave që parashikon protokolli anti-Covid.

Zbatimi i masave si mënyra e vetme deri tani për të kufizuar përhapjen e virusit është i detyrueshëm dhe ka bërë subjekt të masave ndëshkuese edhe kompanitë e transportit publik.

Tri ditë më parë, në Pejë u gjobitën disa kompani të transportit publik pasi nuk kanë punuar me kapacitet të përgjysmuar në bazë të ligjit anti-COVID.

Masat vijnë në fillimin e fazës së dytë të procesit mësimor të vitit shkollor 2020-2021, në një kohë kur është rritur numri i udhëtarëve dhe nxënësve që përdorin transportin publik.

Të gjendura para një dyfishimi të rasteve të reja pak javë më parë, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë kërkuar zbatimin rigoroz të masave.

Rënia e numrit të rasteve të reja (dje numëroheshin 62 të tilla dhe vetëm një rast vdekjeje) duket se është rezultat i kësaj.

Një model që duhet të na shëbejë edhe në Shqipëri, ku pavarësisht se rastet e reja janë çdo ditë mbi 100, nuk është raportuar nga autoritetet për asnjë masë ndëshkuese. Mjafton të bësh një xhiro në rrugët e Tiranës, ku qarkullojnë autobusët plot njerëz, shumë prej tyre pa maska.  

 

 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.