Poliomeliti, një mësim edhe për pandeminë aktuale

Postuar në 26 Gusht, 2020 03:44

Dje në mediat kryesore të botës u publikua lajmi se Afrika deklarohet zyrtarisht si e çliruar nga infektimet dhe pasojat e virusit të poliomelitit. Çertifikimin e kap bërë Komisioni Afrikan Rajonal për Çertifkimin. Kjo konsiderohet një fitore e madhe në shëndetin publik të një kontinenti të tërë që deri 25 vjet më parë numëronte mijëra fëmijë të prekur dhe të paralizuar, ndërkohë që aktualisht kjo sëmundje vazhdon të godasë vetëm në Afganistan dhe Pakistan.

Poliomeliti është një virus që përhapet përmes ujit të infektuar dhe godet sistemin nervor por replikohet në traktin gastrointestinal. Deri më tani mjekësia ka arritur të neutralizojë dy variante nga 3 që ekzistojnë dhe aktualisht 95% e popullsisë së Afrikës konsiderohet e imunizuar.

Por kjo fitore ka edhe një anë tjetër domethënëse. Vaksina kundër poliomelitit është zhvilluar në viitn 1952 nga dr. Jonas Salk, ndërkohë që në vitin 1961 Albert Sabin zhvilloi vaksinën orale e cila është përdorur gjerësisht.

Në garën për prodhimin e saj ka një rol edhe një tjetër mjek polak, Hilari Koprowksi, i cili konsiderohet një ndër shkencëtarët me më shumë autoritet. Emri i tij u vu në qendër të një stuhie mediatike kur në vitin 1992 revista “Rolling Stone” publikoi një artikull dhe dokumente bashkëshoqëruese ku pretendohej se vaksina e poliomelitit zhvilluar nga Koprowski për llogari të autoriteteve belge kishte provokuar përhapjen e HIV AIDS te njerëzit. Zë fill këtu ajo që quhet hipoteza e vaksinës orale të poliomelitit si shkak i pandemisë së HIV AIDS e cila presupozon se vaksina ishte zhvilluar në kulturat indore të shimpanzeve të infektuara me SIV – HIV i majmunëve- dhe mandej ishte përcjellë te 1 milionë afrikanë mes viteve 1957-1960.

Koprowski reagoi duke mbrojtur pozicionin e vet dhe revista u dënua me vendim gjyqi, por çështja u rimor në vitin 2000 nga një tjetër gazetar që publikoi madje edhe një libër. Në akuzë element kryesor ishte përdorimi i shimpanzeve si lëndë e parë për zhvillimin e kulturës dhe kërkesa për hetim shkencor u mbrojt edhe nga shkencëtarë me autoritet ndërkombëtar.

Në vitin 2004 në mediat franceze u transmetua nja dokumentar posaçërisht për këtë çështje që lidhte vaksinën me pandeminë e Sidës që konsiderohet si një nga fatkeqësitë më të mëdha në historinë e njeriut. Fushata mediatike mbi këtë çështje që kërkon njohur shumë specifike raportohet se ka minuar fushatën e OBSH-së kundër poliomelitetit në Afrikë, aq sa Nigeria madje nisi një bojkot masiv ndaj vaksinës Sabin. Dhe është sot pikërisht Nigeria vendi i fundit i afrikan i çliruar nga kjo barrë e rëndë e shëndetit publik.

Duhet vënë në dukje se hetimet shkencore për lidhjen mes vaksinës dhe HIV AIDS pohojnë me siguri se kjo lidhje nuk ekziston, por ato në asnjë rast nuk janë kategorike, çka është në natyrën e pohimeve që rrjedhin nga vëzhgimet laboratorike, por që ushqjenë edhe më tej dyshimin.

Në këtë kuptim ajo çfarë ka ndodhur me poliomelitin është edhe një fitore ndaj një teorie konspirative shumë të përhapur, duke dhënë një mësim të madhe edhe për refuzimin që po shihet qartë ndaj vaksinës së mundshme kundër CoVid-19, për të cilën ka një garë botërore. Sigurisht që COVid-19 as që mund të krahasohet me poliomelitin, por as edhe mund të nënvlerësohet apo më keq, të injorohet siç shihet shpesh në mediat sociale ku aprovohen dhe ka solidaritet për gjithfarë teorish konspirative.

Mjekësia nuk është çështje opinioni popullor, as edhe bazohet mbi këshilla intuitive për përdorim hurdhre dhe çaji. Të cilat padyshim kanë dobinë e tyre. Por këtu po flasim për shfaqje më komplekse.

Ajo administrohet në të mirën e përgjithshme nga disa institucione që quhen kompetente. Ky është modeli që kemi zgjedhur. Sigurisht që nuk janë institucione të pagabueshme, mjafton të shohim deklarimet në media të mjekëve që po merren me trajtimin e CoVid-19, por ata që refuzojnë nuk propozojnë asgjë tjetër veç Jo-së. Por Jo-ja nuk është opsion për dikë që po lufton për jetën, apo që nuk dëshiron të shohë mushkëritë të shkallmuara. Sigurisht që vaksina nuk duhet të jetë me detyrim dhe kjo është një tjetër krizë e kohës sonë, pasi në finale është shteti përgjegjës për shëndetin publik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.