Shpërthimi në Bejrut, autoritetet paralajmëruan rrezikun që në janar

Postuar në 11 Gusht, 2020 13:54

Agjencia “Reuters” ka zbardhur sot atë që mund të quhet një histori e vërtetë korrupsioni dhe papërgjegjshmërie pas shpërthimit masiv në portin e Bejrutit në Liban.

Sipas dokumenteve të siguruara nga kjo agjenci, zyrtarët e sigurisë në port kishin paralajmëruar muajin e shkuar Presidentin e vendit dhe Kryeministrin se 2500 tonë nitrat amoni që ishin magazinuar në port përbënin një rrezik të madh dhe mund të shkatërronin kryeqytetin nëse do të shpërthenin.

Hetimet e kryera për shpërthimin ku mbetën të vdekur 163 njerëz dhe 6000 të plagosur përfshijnë edhe një letër private drejtuar presidentit Michel Aoun dhe kryeministrit Hassan Diab më 20 korrik të këtij viti. Sipas “Reuters” letra përmblidhte rezultatet e një hetimi të nisur në janar të këtij viti, sipas të cilave kërkohej sigurimi urgjent i materialeve kimike në port. Mbi këtë hetim u përgatit edhe një raport zyrtar nga prokurori i Përgjthshëm Ghassan Oweidat që iu vu në dispozicion autoriteteve.

Pas kësaj historia është tipike e një shteti të marrë fund. Letra që përcillen nga njëra zyrë në tjetrën, përgjigje dhe memorandum dhe në fund fajësim i administratës paraardhëse. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.