bejrut

Video/Përplasje me armë në Bejrut për gjyqin e shpërthimit në port

Postuar në 14 Tetor, 2021 13:44

Shqyrtimi gjyqësor i shpërthimi të Bejrutit gushtin e vitit 2020 ka provokuar përplasje me armë në kryeqytetin libanez. Mediat raportojnë se janë të paktën 5 të vdekur në Bejrut si pasojë e hapjes së zjarrit që i faturohet mbështetësve të grupit militant shiit, Hezbollah.

Shpërthimi në Bejrut, kërkohet hetimi i një kompanie të regjistruar në Londër

Postuar në 23 Janar, 2021 12:00

Dy deputetë britanikë kanë kërkuar hapjen e një hetimi mbi një kompani të regjistruar në Britani, emri i të cilës del i lidhur me shpërthimin shkatërrues në Bejrut. Savaro Ltd është e regjistruar në Londër dhe në regjistrin e kompanive figuron pronare Marina Psyllou. Kjo e fundit, e kontaktuar ngë agjencia e lajmeve Reuters, është shprehur se në të vërtetë pronari është një tjetër, por nuk ka pranuar të bëjë publik emrin e tij.

Shpërthimi në Bejrut, autoritetet paralajmëruan rrezikun që në janar

Postuar në 11 Gusht, 2020 13:54

Agjencia “Reuters” ka zbardhur sot atë që mund të quhet një histori e vërtetë korrupsioni dhe papërgjegjshmërie pas shpërthimit masiv në portin e Bejrutit në Liban.

Sipas dokumenteve të siguruara nga kjo agjenci, zyrtarët e sigurisë në port kishin paralajmëruar muajin e shkuar Presidentin e vendit dhe Kryeministrin se 2500 tonë nitrat amoni që ishin magazinuar në port përbënin një rrezik të madh dhe mund të shkatërronin kryeqytetin nëse do të shpërthenin.

Manipulimi me shpërthimin e Bejrutit: "Filmohet" goditje me raketë

Postuar në 07 Gusht, 2020 19:23

Kanë mjaftuar pak orë nga shpërthimi në Bejrut që teoritë e një sulmi të nisin të përhapen në internet përmes videove të ndryshme. Në njërën prej tyre duket një raketë që godet dhe provokon shërthimin kryesor. Associated Press shkruan se nuk ka të dhënë për një sulm, edhe pse ky skenar nuk është përjashtuar tërësisht. Çështja këtu qëndron te përjashtimi i mundësisë së një sulmi me raketë dhe sipas AP-së në videon me efeket negative është kryer manipulimi.

Raportohet për 78 viktima në Bejrut. Shpërthimi i shkaktuar nga 2750 tonë nitrat amoni

Postuar në 05 Gusht, 2020 03:00

Dy shpërthimet e ndodhura dje në kryeqytetin libanez, Bejrut, duket se kanë lënë pas një bilanc tragjik në viktima që i shtohet spektaklit terrorizues të kapur në kamera. Të dhënat e përditësuara flasin për 78 të vdekur dhe 3700 të lënduar. 

Liban, të paktën 30 të vdekur dhe 3000 të plagosur në Bejrut(video nga disa kënde)

Postuar në 04 Gusht, 2020 21:40

Ministria libaneze e Shëndetësisë njofton se nga dy shpërthimet e pasdites së sotme në kryeqytetin e vendit kanë mbetur 30 të vdekur dhe 3000 të plagosur. 

Subscribe to RSS - bejrut