Turqia ngre Bord Administrimi për zhvillimin dhe ndërhyrjet në Xhaminë e Shën Sofisë

Postuar në 17 Korrik, 2020 23:14

Qeveria turke ka miratuar ngritjen e një bordi administrative për ruajtjen e xhamisë së Shën Sofisë në Stamboll. Bordi është shprehje e një bashkëpunimi mes Ministrisë turke të Kurlturës dhe Drejtorisë së Çështjeve Fetare – Diyanet – institucione që do të ndajnë punët lidhur me këtë monument të transformuar së fundmi nga muze në xhami.

Bordi do të përcaktojë nevojat e ndryshme për ndërhyrje dhe në këtë kuadër mediat truke raportojnë se institucionet kanë dhënë garanci se nuk do të preket asgjë nga trashëgimia e Shën Sofisë.

Sipas parimeve të protokollit të nënshkruar, vlerat estetike, shpirtërore, sociale, kulturore dhe historike të Xhamisë së Shën Sofisë do të ruhen bazuar në legjislacionin dhe parimet kombëtare dhe ndërkombëtare

citojnë mediat turke dokumentin.

Opinionet e Bordit do të kërkohen përpara çdo lloj ndërhyrjeje në këtë objekt unik, ndërkohë që do të njoftohet paraprakisht edhe UNESCO.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.