57 të infektuar me CoVid-19 në 24 orët e fundit

Postuar në 14 Qershor, 2020 11:25

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 57 persona. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon bizneset dhe qytetarët të respektojnë rregullat. Thyerja e karantinës është e dënueshme pasi rrezikon shëndetin e qytetarëve të tjerë,

Në daljen e rradhës për informimin e rasteve të reja Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime për të dyshuar të prekur me Covid 19 nga të cilat janë konfirmuar 57 raste pozitive.

Kruja ka numrin më të lartë të rasteve ditore, me 16 të prekur që lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre, e ndjekur nga Tirana me 14 raste, 9 në Vlorë, 8 në Shkodër, 6 në Lushnje, 2 në Pukë, 1 në Durrës, 1 në Fier.

Ndërkohë që janë në hetim shumë raste të reja në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Krujë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1044.

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 47 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 441 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.