Shqipëria do varfërohet më shumë. A mund të quhet lajm ky?

Postuar në 07 Qershor, 2020 15:26

Recesion i theksuar ekonomik dhe varfërim i mëtejshëm i punonjësve të shërbimeve janë dy parashikimet kryesore të Bankës Botërrore për Shqipërinë, si pasojë e pandemisë së Covid 19. Maryam Salim, menaxhere e Bankës Botërore për Shqipërinë, në një intervistë për “Monitor” thotë se varfëria do të rritet me 4-8 pikë përqindjeje, dhe se ky fenomen do të godasë më shumë zonat urbane. SIpas Salim, janë një sërë faktorësh e bëjnë Shqipërinë veçanërisht të prekshme nga kjo krizë

Së pari, turizmi është një sektor veçanërisht i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, i cili pritet të ketë një kontraktim të fortë për shkak të COVID-19. Së dyti, Shqipëria ka lidhje të ngushta me ekonominë italiane, e cila është goditur veçanërisht nga kjo krizë.  Së treti, kjo është një tronditje globale që ndikon negativisht dërgesat nga diaspora, të cilat janë një burim i rëndësishëm financimi për Shqipërinë. Dhe së fundmi, punëmarrësit informalë janë veçanërisht të rrezikuar gjatë kësaj krize. Punët e tyre janë më pak të sigurta dhe qasja e tyre në skemat e sigurimeve shoqërore është më e kufizuar.

Por çfarë mund të bëjë Shqipëria për të zbutur këtë krizë? Menaxherja e Bankës Botërore për Shqipërinë jep disa sugjerime për qeverinë.

Rindërtimi i objekteve të shkatërruara nga tërmeti duhet të vazhdojë dhe mund të shërbejë si stimul për të mbështetur rimëkëmbjen. Masat që do të mundësojnë turizmin këtë verë mund të sigurojnë që sezoni i këtij viti të mos quhet krejt i humbur për Shqipërinë. Instrumentet e financimit, të tilla si skemat e garancisë së kredisë, mund të zhbllokojnë kredinë dhe t’i mundësojnë bizneseve të rimarrin veten gjatë muajve të ardhshëm.

Salim i këshilloi autoritetet që procesi i rimëkëmbjes duhet të marrë në konsideratë ndihmën ndaj të varfërve, për t’i integruar ata në tregjet formale të punës me paga më të larta. Skemat e mbrojtjes sociale duhet të forcohen më tej për të mbështetur në mënyrë efektive familjet në nevojë, tha ajo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.