Kriza po shtron mendimet për rishikimin e rendit ndërkombëtar

Postuar në 26 Prill, 2020 19:03

I gjithë  sistemi i marrëdhënieve ndërkombëtare do të rishikohet pas kalimit të pandemisë së koronavirusit. Të paktën këtë mendon Rusia teksa ndihmësi i presidentit rus, Maxim Oreshkin ka shprehur nevojën e një ndryshimi. 

Të gjitha institucionet ndërkombëtare do të rikonceptohen. Them se ne do ta kalojmë këtë situatë krize dhe i gjithë sistemi i marrëdhënieve ndërkombëtare do të rishikohet seriozisht nga ky kënd i ri

është shprehur ai. 

Sipas Oreshkin pjesa më e madhe e institucioneve ndërkombëtare nuk mund ta përballojnë krizën. 

Nuk ka mekanizma automatikë që vihen në lëvizje në kriza të tilla. Si FMN-ja, ashtu edhe OBSh kanë probleme

ka shtuar ai. 

Ndihmësi i Putin ka bërë edhe një parashikim disi të guximshën teksa ka thënë se globalizimi do të ngadalësohet, ndërkohë që kriza vetë mundet të ketë vënë në pah natyrën e përgjithshme dhe të përbashkët të sfidave për mbarë njerëzit. 

Oreshkin e quan pandeminë si krizën më të madhe që nga Lufta II Botërore duke  e përkufizuar ate si unike. 

Kjo është një krizë unike dhe ka tre tipare kyç. I pari është njëkohësia. Prek thuajse të gjitha vendet në botë. E dyta është shpejtësia. Ne shohim sesa shpejt po rritet papunësia në vende të ndryshme, një dinamikë kaq serioze që prek ekonominë në një kohë shumë të shkurtër. Dhe sigurisht, e treta është thellësia. Rënia e PPB-së botëtore do të jetë më e madhe sesa kriza e 2008-2009. Në fakt një krizë e kësaj magnitude po ndodh për herë të parë që nga Lufta II Botërore

ka shtuar ai. 
Në fakt nuk ka ndonjë gjë të re në këtë qëndrim, përveç momentit cilësisht ndryshe. Rusia prej kohësh ndjek politikën e jashtme të dyfishtë që nga njëra anë kërkon respektimi  e ligjit ndërkombëtar dhe parimeve të dakordësuara të rendit ndërkombëtar, nga ana tjetër propozon në vijimësi reformimin apo ndryshimin funksional të tyre.

 

Për Europën Rusia ka vite që këmbëgul në këtë drejtim. Oreshkin nuk ka thënë nnëse pikëpamja ruse parashikon shkrirjen apo fuqizimin e organizatave të ndryshme, por në këtë pikë mendimin e parë po e ndihmon shumë ShBA me akte si ai i tërheqjes së fondeve nga OBSh, të cilën e akuzon si filokineze pa dhënë asnjë provë të besueshme. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.