Italia prodhon testin sereologjik. 5 euro për 1 orë, jepet Patenta e Imunitetit

Postuar në 07 Prill, 2020 11:56

Italia ka zhvilluar një masë të re kundër koronavirusit që me gjasë do ta bëjë më të menaxhueshme një valë të dytë goditëse dhe do të bëjë të panevosjshëm një karantinim masiv.

Polilinika San Matteo në Pavia ka realizuar një test sereologjik që për një orë jep përgjigje nëse personi që i nënshtrohet atij ka zhvilluar apo jo antitrupa ndaj CoVid-19. Testi është në thelb një analizë gjaku – në këtë rast një pikë – dhe ai jep përgjigje për imunitetin e personave. Mediat italiane raportojnë se Italia mund të procesojë deri në 500 mijë teste në ditë me koston minimale 5 euro për një test. Në kushtet më intensive kjo do të thotë se për një popullsi prej 60 milionësh testimi sereologjik mund të përfundojë në 4 muaj.

Testi konfirmon nëse personat që janë prekur nga CoVid-19 nuk do të sëmuren sërish duke dhënë atë që quhet Patentë Imuniteti. Këtë test e miratoi së fundmi edhe Komiteti Teknik në Shqipëri që po menaxhon epideminë, me gjasë në marrëveshje me Italinë që mund të ofrojë tashmë një paketë ndihme për vendin tonë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.