Pacienti Zero i depresionit social

Postuar në 19 Mars, 2020 20:54

Kryeministri i Shqipërisë ka njoftuar sot planin e ndihmës ekonomike për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia. 
Para se të fliste për shifrat, z. Rama ka bërë një hyrje të gjatë sentimentale, gati në melankolinë e madhe të një dashurie të papritur për shqiptarët, të vetmit ndoshta që ia heqin vetminë e tmerrshme të kësaj bote individualistësh. 

Zoti Rama na quajti familjen e tij, ai na përgatiti për fatkeqësinë që na pret, për sprovën e madhe që do të vërë patjetër në diskutim fibrën tonë sociale. 

Megjithëse iu drejtua disa herë Zotit, ai paralajmëroi të keqen, aq sa në një çast deklaroi se mosmarrja e masave dhe mosdisiplinimi mund të na sjellë në eventualitetin e Bergamos “ku ne nuk do të ketë njeri të na varrosë”.

Zoti Rama ka të drejtë. Paralajmërimet e tij janë objektive, pasi ajo që po ndodh përafron eventualisht çdo skenar. Janë skenarë që do të dominohen nga monstrat e duhur dhe jo nga kriteret e normalitetit, të cilit duket se ky brez po i thotë lamtumirë para kohe, nëse e pati ndonjëherë atë realisht. Por siç tha z. Rama, këtë vetëm Zoti e di, pasi tashmë nuk e di më as Amerika. 

Mirëpo kjo kohë krize ka nevojë për Fjalën, zërin dhe intonacionin e duhur. Për fat të keq, ndoshta për hir të sinqeritetit të kushtëzuar nga situata, z. Rama po shfaqet si Pacienti Zero i depresionit social që rrjedh jo aq nga frika për shëndetin e shqiptarëve sesa nga pasiguria e madhe për të ardhmen. Frika është shumë e lexueshme dhe ajo me t’u perceptuar i hap rrugë invadimit të specieve të tjera. Kjo vlen edhe për politikën. Frika dhe droja e z. Rama janë legjitime, por nuk janë receta. 

Re.Pu

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Me vjen keq qe legjitimoni nje fjalim te tille patetik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.