Një luftë ku na ofrohet si recetë Frika

Postuar në 18 Mars, 2020 19:14

Jemi në luftë, përsërit çdo ditë kryeministri Edi Rama. 
Për ta mbrojtur mesazhin e vet sot foli anglisht dhe frëngjisht duke cituar Macron dhe Trump. 

Në këtë luftë ai po ofron ndalim qarkullimin, përshkallëzim masash shtrënguese që në fakt nuk vijnë në relacion me përhapjen në Shqipëri, që raportohet e ulët, por me projeksionet e Italisë. E cila sot ka shifër më të lartë të vdekurish. 

Kjo është një luftë që kërkon një drejtues që të ofrojë diçka më shumë sesa frikën e tij. Panikun ekstrem që e ka mbërthyer. Mund ta ketë për arsye personale, politike apo edhe arsye të tjera psikomotore. 

Përditë e më shumë kryeministri po i fut frikën vendit të tij dhe po operon me polici. Nuk do të pranojë se emergjenca që po vjen nuk kontrollohet me karantinë, por me masa të tjera. Sot te deri për ventilatorët, kërcënimi për biznesin dhe nesër ndoshta një plan masash ekonomike. 

Në fund vlen transparenca. Ajo që shpërfillet dhe injorohet kaq shumë. Sepse nëse jemi në luftë, jemi të gjithë bashkë. Dhe nuk mundet që në këtë luftë të bashkëpunojmë kur na gënjejnë, kur dredhojnë, bëjnë demagogji. Duket se z. Rama ka disa beteja në këtë luftë: me frikën e vet personale, me gënjeshtrat që i dolën sheshit dhe nuk i mbulon dot me alibinë banale “se kjo luftë gjunjëzon edhe Amerikën”, me paaftësinë për të përpiluar plane masash efektive, me mosbindjen e qytetarëve. 

Është lufta mes Shqipërisë që pikturoi dhe asaj që është. Sugjerimi i miqve të vërtetë do të ishte: Grise sa më shpejt pikturën e Shqipërisë virtuale. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.