Kompleksi që nuk e heq dot

Postuar në 15 Mars, 2020 18:36

Punoj online me ministrat, flas non stop me Ogertën, marr të dhënat dhe porositë e ekspertëve, lexoj çfarë shkruhet për epideminë nëpër botë, ndjek televizor çfarë thonë dhe bëjnë kolegët nëpër Europë…dhe hyj hera-herës këtu për të shikuar shqetësimet, pyetjet tuaja…

Kështu e nis vaktin e përditshëm të paraqitjes para popullit kryeministri Edi Rama. Duke u kujdesur që të na e shesë sërish kompleksin e tij ndaj mediave shqip si akt higjene personale. Kur detyra ja kërkon që të lexojë atë që shkruhet këtu brenda, sepse ndonëse mund ta mendojë veten të denjë për Francën, po qeveris në Shqipëri. Duhet të çlirohet nga ky kompleks ky njeri që bën sikur injoron mediat dhe nga ana tjetër ka 4 vjet që lufton për t’I mbyllur ato, me ligje paçavure. 

Duhet ta heqë këtë kompleks edhe pse Surreli – megjithë respektin – nuk është Olimpi. Nuk është Olimpi as zyra e tij ku është ulur dhe trazon duart në buxhet. Nëse përballjen me median e konsideron betejë mes të vërtetës dhe gënjeshtrës, ku ai është e vërteta, atëherë duhet ta fitojë, jo t’i bishtnojë. Edhe pse siç e di një pjesë e mirë njerzish te ky individ, bishtnimi dhe dredhimi janë strategji.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.