Virusi i Kinës, OBSh shpall gjendje emergjence ndërkombëtare të shëndetit publik

Postuar në 30 Janar, 2020 22:33

Komiteti i Emergjencës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë ka vendosur sot të shpallë përhapjen e koronavirusit të Kinës, si Emergjencë Shëndetësore Ndërkombëtare. 

Në raportimin e vet përfaqësuesit kinezë kanë dhënë shifrat aktuale dhe masat e marra. Përveç të prekurve dhe të viktimave janë 124 të shëruar dhe që kanë lënë spitalin, ndërkohë që rreth 1300 persona të prekur janë rëndë. 

Në mbledhjen e komitetit ka patur mendime të ndryshme per kategorizimin e sëmundjes, por urgjencë e saj ka çuar në vendimin e sotshëm. 
Konkretisht janë 82 raste në 18 vende të tjera nga të cilët 7 nuk kanë një histori udhëtimi në Kinë. 
Komiteti ka vlersëur masat e marra nga autoritetet kineze, angazhimin e tyre për transparencë dhe përpjekjet për të hetuar dhe kufizuar shpërthimin e virusit. 

Vendimi për shpalljen e gjendjes ndërkombëtare të emergjencës është marrë si hap për të mbështetur Kinën në mënyrë që përpjekjet e saj të koordinohen me solidaritet në shkallë globale. 

Një mision i Organizatës do të dërgohet në Kinë për të hetuar burimin e virusit nga kafshët, spektrin klinik të sëmundjes dhe përpjekjen për kontrollin e sëmundjes. Kinës i kërkohet të hetojë burimin e sëmundjes që paracaktohet se vjen nga kafshët, ndërkohë që vendeve të tjera u propozohen masa të tilla si mbikëqyrje, gjurmim i hershëm, izolim dhe menaxhim si dhe ndarje e të dhënave. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.