Një familje e madhe Problematike për të gjithë Shqipërinë

Postuar në 23 Janar, 2020 14:34

PS-ja është një familje e madhe dhe nuk është familje e cila nuk ka edhe njerëzit e vet problematikë. Nëse vërtetohen PS-ja mban qëndrimin e vet dhe që e ka mbajtur deri tani

Kështu është shprehur kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu për videon e shpërndarë së fundmi ku shfaqet një person që duket sikur thith kokainë e për të cilin thuhet se është kryebashkiaku i Bulqizës.

Komenti i zotit Ndreu ka nevojë për një korrigjim: PS-ja është një familje e madhe Problematike. Për të gjithë Shqipërinë

Të tjerat janë garniturë e zakonshme propagandistike. PS-ja është një familje që ka si hipotekë kryesore aftësinë për t’u shartuar me krimin që e ka mjet politik. Nuk e kemi fjalën për këtë video, sepse ajo kërkon sqarime, por për krekosjen morale që kjo forcë kriptopolitike pretendon pas çdo skandali. Të cilës i mjafton që nuk cenohet ekuilibri ekonomik me krimin. Rrugën.

Ne mbajmë qëndrim, thotë Ndreu.

Nëse në Shqipëri do të zbatohej ligji, pakkujt do ja mbante të aderonte tek ajo parti. Ky lloj ligjërimi prej organizate bazë, me sens autokritik, ka fituar terren në kushtet kur organi i akuzës është nën kontroll. Qëndrim mbajtën socialistët për ish-ministrat e Brendshëm, për ministrat e Infrastrukturës. Por nuk ka asnjë qëndrim për drogën dhe tenderat apo koncesionet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.