Drejt nisjes së fluturimeve Zagreb - Tiranë

Postuar në 18 Janar, 2020 01:09

“Croatia Airlines” ka ndërmend të nisë fluturimet midis Zagrebit dhe Tiranës këtë sezon veror, në vazhdë të planeve të saj për të pasur veprimtari në Podgoricë dhe Sofje. Drejtori i Përgjithshëm i transportit, Jasmin Bajić dhe Drejtori i Divizionit të saj Tregtar, Slaven Žabo, u takuan me ambasadoren e Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda, për të diskutuar shërbimin e ardhshëm.

"Të dyja palët ranë dakord që bisedimet midis “Croatia Airlines” dhe autoriteteve përkatëse në Shqipëri të fillojnë menjëherë në mënyrë që ky projekt i rëndësishëm të realizohet sa më shpejt të jetë e mundur", thuhet në deklaratën e Ambasadës Shqiptare në Zagreb. Në fillim të kësaj jave, “Croatia Airlines” konfirmoi se planifikon të zgjerojë rrjetin në vitin 2020, si dhe të rrisë kapacitetin në disa linja ekzistuese.

Kompania ajrore “Croatia Airlines” kryente fluturime në linjën midis Zagrebit dhe Tiranës dekada më parë, megjithatë, nuk ka pasur shërbime midis dy kryeqyteteve në vite. Në vitin 2016, “Croatia Airlines” përshkroi planet për krijimin e një baze në Tiranë, së bashku me disa qytete të tjera të rajonit, por strategjia nuk u realizua kurrë. Në vitin 2017, kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se linja ajrore e sapokrijuar e vendit “Air Albania”, do të niste veprimet edhe në Kroaci, megjithatë kjo gjë nuk është arritur ene, tre vjet më pas. Mesatarisht 24.000 mbajtës të pasaportave shqiptare e kanë vizituar Kroacinë çdo vit. Kryeministri kroat, Andrej Plenković, do të vizitojë Tiranën në maj i shoqëruar nga një delegacion i madh i investitorëve kroatë.

“Croatia Airlines” po kërkon të rrisë praninë e saj në rajon pas rënies së kompanisë “Adria Airëays”, e cila kishte një rrjet rajonal mjaft të zhvilluar, duke përfshirë edhe fluturimet pa ndalesë nga Tirana për në Gjermani. Falimentimi i saj ka hapur mundësi të reja në disa tregje ku shërbente më parë kompania sllovene. Në shtator të vitit të kaluar, “Croatia Airlines” tha qse do të ishte "mirë të zgjerohej" si rezultat i prishjes së Adria, por vuri në dukje se ishte shumë herët për të reaguar. Qendra e saj në Zagreb, ka përfituar një numër më të madh udhëtarësh sllovenë që nga rënia e “Adria”.

TvT

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.