Kurz: SHBA-të, një partner i paparashikueshëm

Postuar në 13 Janar, 2020 15:28

Kancelari austriak e ka shprehur hapur mosaprovimin e tij lidhur me lëvizjet e fundit të SHBA-së në politikën ndërkombëtare. “SHBA-ja mbetet fuqia më e madhe ekonomike dhe ushtarake në botë, por është bërë një partner i paparashikueshëm për ne”, është shprehur ai gjatë prezantimit të qeverisë së tij të re, pasi partia e tij, Partia Popullore, arriti një marrëveshje koalicioni me Të Blertët.  

Duke iu referuar Bashkimit Europian, Kurz thotë se ai mbetet një lojtar “i dobët” në skenën botërore.

"Balanca e pushtetit po zhvendoset ndërkombëtarisht", tha ai. Kancelari austiak pranoi se mbizotërimi global i Amerikës po sfidohet vazhdimisht nga fuqitë e tjera në rritje si Kina.

Megjithatë, Evropa, e cila është akoma e lidhur me partnerin e saj SHBA, vështirë se do të fitonte gjë në këtë situatë nëse marrëdhëniet e saj me rivalët e Amerikës mbeten të njëjta, vuri në dukje ai.

Duke folur për pozicionin e Evropës në skenën globale, Kurz tha se pavarësisht se është "jashtëzakonisht i suksesshëm", BE-së ende i mungon guximi të veprojë vendosmërisht dhe në mënyrë të pavarur në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare. Kur bëhet fjalë për këto çështje ndërkombëtare, Bashkimi Evropian ndonjëherë është "i dobët dhe jo plotësisht i aftë për të vepruar", tha ai.

Presidenti amerkan, Donald Trump, vazhdimisht u ka bërë thirrje vendeve të BE-së të rrisin kontributet për NATO-n. Javën e kaluar, ai kërkoi përfshirje më të gjerë të NATO-së në Lindjen e Mesme, ku tensionet janë shtuar pas eliminimit të gjeneralit të forcave elitë të Iranit, Qaseem Soleimani, nga forca ajrore amerikane.

Pasa acarimit të amrrëdhënieve SHBA-Iran, tërheqja e njëanshme e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore iraniane dhe politika agresive ndaj Teheranit nuk gjeti mbështetjen e Europës, e cila ka tjetër qëndrim nga ai i Amerikës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.