Çfarë është ERTV?

Postuar në 18 Dhjetor, 2019 12:20

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot në Parlament një përgjigje për akuzat që i janë bërë për ERTV. ERTV kuptohet se është Edi Rama Televizion. Të paktën këtë kemi kuptuar deri më sot. Kryeministri thotë të kundërtën.

Çdo logo videoje në Facebook e quajnë televizion

tha ai.

Mirëpo çfarë është ERTV në kuptim edhe të ligjit që po diskutohet? A mund të quhet ai vetëm një shërbim video i Facebook ndërkohë që ka të drejta ekskluzive transmetimi të aktiviteteve të shumta zyrtare pa asnjë vendim?

Këtë kryeministri nuk e sqaroi, por ka shtuar se ERTV nuk merr para nën dorë dhe se ajo kushton shumë më pak se portali më irrelevant. Sa kushton ERTV? Si i paguan z. Rama ata që punojnë aty? Dhe çfarë është ERTV? Pyetje që kërkojnë përgjigje zyrtare tashmë meqenëse kryeministri është shqetësuar kaq shumë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.