televizioni

Opozita serbe futet në Televizionin Publik (Video)

Postuar në 17 Mars, 2019 00:28

Situatë e tensionuar politike edhe në Serbi, ku mbështetës të opozitës tentuan të hyjnë në Televizionin Publik. Reagimi erdhi pasi protesta e opozitës nuk gjeti asnjë pasqyrim në Televizionin Publik, që akuzohet se është i kontrolluar plotësisht nga qeveria dhe presidentit Vuçiç.

Kujtojmë që opozita serbe proteston prej javësh kundër Vuçiç dhe politikave të tij. Ajo kërkon dorëheqjen e presidentit dhe zgjedhje të lira. Opozita thotë se në Serbia nuk ka liri, mediat janë nën censurë dhe ka totalitarizëm e partitokraci.

Robert Mugabe, mesazh vendit në prani të ushtarakëve. Asnjë fjalë për largim nga detyra

Postuar në 19 Nëntor, 2017 20:16

Diktatori 93 vjeçar i Zimbabves, Robert Mugabe është shfaqur para mediave me një mesazh për qytetarët pas ngjarjeve të fundit. Mugabe ka qenë i rrethuar nga ushtarakët që kryen puçin dhe në fjalën e tij ka folur për gabime, arbitraritet dhe nevojën për të shmangur gjykimin dhe veprimin hakmarrës. Ai nuk ka deklaruar se do të largohet, por se së afërmi do të mbahet një kongres i partisë sunduese, ndonëse nuk dihet nëse Mugabe është më në kushtet për të diktuar ndonjë kusht në skenën politike të vendit. Duket se ai po kryen pazarin e vet me ushtarakët për të fituar kohë. 

Fëmija dhe Televizioni – Teoritë e ndikimit televiziv

Postuar në 04 Maj, 2017 08:49

Do të mundohem të sqaroj disa perspektiva hulumtuese themelore të ndikimit televiziv. Arsyeja është se hulumtuesit kanë një kohë të gjatë që hamenden nëse televizioni ndikon te shikuesit për të kryer veprime të dhunës. Këtu duhet nënvizuar që në fillim se perspektiva e hershme e hulumtimit mbi mediat ishte më shumë e bazuar në fuqinë e drejtpërdrejtë të mediave, ndërsa më vonë hulumtimet tregojnë se faktorët përreth janë të rëndësisë së veçantë për fuqinë e ndikimit indirekt të televizionit.

Modeli stimulus – respons

Diçka për seksin në letërsinë shqipe

Postuar në 29 Maj, 2016 13:37

Philip Roth, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të gjallë, botërorë, është një prej shkrimtarëve të mi të preferuar. Tërë krijimtaria e tij është një marrëdhënie dashuri – urrejtje (më shumë urrejtje) me mentalitetin e jevrejëve në Amerikë, mentalitet konservativ, i mbyllur hermetikisht brenda vuajtjes kolektive në histori.

Online, një media e ndryshme. Duhet gjetur modeli i gazetarisë për këtë erë të re që po vjen

Postuar në 21 Maj, 2016 19:34

Henry Blodget, kryeredaktor i “Business Insider” i ka dhënë një intervistë revistës gjermane “Der Spiegel”, ku flet për median dixhitale, të ardhmen e saj, debatin mbi materialet që publikohen, kombinimin e tyre etj.. Boldget është i mendimit se suksesi në këtë lloj të ri medie – e ndryshme siç thotë ai – nga televizioni, radio, apo print, qëndron te miksimi i materialit, duke theksuar se kësaj lloj medieje, nuk mund t’ia mohosh argëtimin si rubrikë. “Publikimi i suksesshëm lidhet me miksimin. Ajo që Buzzfeed zbuloi është se njerëzit pëlqejnë fotografitë e maceve.

A ndërtohet shteti me televizion e me fotografi?

Postuar në 12 Shkurt, 2016 12:08

Ministri i punëve të jashtme, H.TH, po shrytëzon të miturit dhe fëmijët e varfër të Kosovës për përfitime personale e për karierë partiake. Ky njeri po shkelë kodin etik dhe njerëzor duke manipuluar, në publik, me fëmijët e pafajshëm e fragjil. Fotografitë e shkrepura me fëmijë për fushatë partiake, në momentin kur në Kosovë po vdesin fëmijë nga kanceri për mungesë të trajtimit mjekësor, është kokë e këmbë, vepër e cmendur, e turpshme, jo etike, jo njerëzore dhe egoiste e këtijë njeriu dhe i shokëve të tijë.

"Njet", drejtor, "njet"!

Postuar në 11 Janar, 2016 22:49
Subscribe to RSS - televizioni