Modeli "Vorpsi" bëhet ligj kundër Kushtetutës. Betimi i njoftohet Presidentit, nuk bëhet para tij!!!

Postuar në 10 Dhjetor, 2019 13:43

Sot raportohet se shumica personale e Edi Ramës ka futur në procedurë amendimin e ligjit për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese sipas të cilit synon të zgjidhë, përmes tejkalimit të Presidentit, çështjen e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Thuhet në draft:

Presidenti i Republikës organizon ceremoninë e betimit jo më vonë se 10 ditë nga data e zgjedhjes, emërimit ose shpalljes të emëruar të anëtarit të Gjykatës Kushtetutese. Nëse anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret për të bërë betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë Presidentit të Republikës, organit të emërtesës dhe Gjykatës Kushtetuese. Data e organizimit të ceremonisë së betimit ose data e dërgimit të betimit me shkrim, konsiderohet si dita e betimit dhe e fillimit të detyrës së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe përfshihet në dosjen e tij personale. Në rast se gjyqtari nuk pranon të bëjë betimin, mandati i tij përfundon.

Kjo i shtohet nenit 8 që përcakton ndër të tjera rregullat e marrjes së detyrës. Një tjetër shtesë është ky paragraf:

Gjyqtarët e zgjedhur, të emëruar ose të shpallur të emëruar, por që nuk kanë bërë betimin, me hyrjen në fuqi të këtij ligji betohen sipas rregullave të këtij ligji

Neni 129 i Kushtetetutës thotë identikisht atë që thotë pika 1 e nenit 8 të ligjit. Pra që:

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës së Shqipërisë

Përpara se të bëhej ky amendim, apo shtesë, duhet rregulluar kjo dispozitë kushtetuese që nuk mund të relativizohet me shtesa. Betimi bëhet para Presidentit dhe nuk i njoftohet Presidentit, kjo është e qartë. Fundi i Republikës shfaqet pikërisht në forma të tilla, në arnat e halleve që i shtohen ligjeve në kundërvënie me Kushtetutën dhe në zgjidhjet ad hoc për inat të Ilir Metës dhe me humorin e çastit. Dhe kjo na qenka Shqipëria e Rilindur?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.