Konflikti greko-turk hyn në axhendën e NATO-s

Postuar në 01 Dhjetor, 2019 21:48

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se do të kërkojë mbështetjen e NATO-s në përballjen me Turqinë. Sipas mediave greke, Mytsotakis do të negociojë për ndihmë në samitin e Londrës. Pala greke pretendon se marrëveshja e fundit mes Turqisë dhe qeverisë së mbështetur ndërkombëtarisht të Libisë, cenon sovranitetin e Greqisë dhe shkel ligjin ndërkombëtar.

Aleanca nuk mund të qëndrojë indiferente kur një nga anëtarët e vet shkel hapur ligjin ndërkombëtar 

ka thënë Mitsotakis në kongresin e partisë së tij, Demokracia e Re. 

Nuk dihet se çfarë do të kërkojë Greqia por kjo qasje i vendos shumë vende në pozitë të vështirë. Sidomos Shqipërinë që do të duhet të zgjedhë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.