Rëndohet bilanci i tërmetit: 24 viktima, 650 të lënduar

Postuar në 27 Nëntor, 2019 06:43

Bilanci i viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit është rënduar edhe më. Aktualisht raportohen 24 persona që kanë humbur jetën, 650 të lënduar dhe 45 të shpëtuar. Kërkimet në rrënoja në zonat më të goditura si Thumanë dhe në zonat Durrësit nuk janë ndërprerë për asnjë moment, ndërkohë që specialistëve shqiptarë i janë shtuar edhe 200 specialistë të huaj nga vende të ndryshme si Greqia, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut, Italia, Franca, Rumania, Turqia, Kroacia, Zvicra dhe ShBA. 

Kosova ka ndihmuar me mjete dhe trupat e vet dhe ka shpallur sot ditë zie. Bilanci pritet të ndryshojë deri në momentin e mbylljes së kërkimeve dhe autoritetet do të duhet të përllogarisin edhe një faturë financiare për pasojat e tërmetit. Një ide mund të krijohet aktualisht nga fakti se 14 pallate në Durrës p.sh deklarohen si të pabanueshme. 

Qeveria ka vënë në dispozicion çadra për të pastrehët si dhe ka premtuar se zgjidhja e problemit të strehimit do të bëhet përmes hoteleve. 
Organizim për mbledhjen e ndihmave ka bërë edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.