Marrëveshje Microsoft-Novartis për përdorimin e inteligjencës arficiale në farmaceutikë

Postuar në 01 Tetor, 2019 17:48

Dy kompani të mirënjohura në fushat e tyre, zvicerania e farmaceutikës, Novartis dhe gjigandi i teknologjisë, Microsoft, kanë nisur së fudmi një bashkëpunim që synon aplikimin e pajisjeve të reja dhe inteligjencës artificiale në kërkimin dhe prodhimim e barnave, 

Si hap i parë është menduar krijimi i një laboratori inovativ të Novartis për të cilin është menduar si partner Microsoft. Në njoftimin për shtyp thuhet se ky bashkëpunim synon të rikonceptojë mënyrën e trajtimit të sëmundjeve në mbarë botën përmes barnave të reja. 

Kjo aleancë strategjike do të përqendrohet në dy objektiva: 

Fuqizimi i rolit të Inteligjencës Artificiale duke mundësuar që kjo teknologji të jetë e përdorshme nga çdo bashkëpunëtor i Novartis. Duke bërë bashkë të dhënat e Novartis me zgjidhjet e avancuara të IA-së, laboratori do të synojë krijimin e modeleve të reja dhe aplikimeve që të mund të rrisin aftësinë e bashkëpunëtorëve drejt një vale të re sfidash në mjekësi. 

Së dyti, laboratori do të përdorë fuqinë e IA-së për të zgjidhur disa nga sfidat më të vështira kompjuterike në shkencë, duke nisur aë nga kimia e përgjithshme, analiza e segmentuar imazherike për terapi të personalizuara dhe optimizimi i terapive qelizore dhe genetike

thuhet në njoftim.

Bashkëpunimi ka rëndësi edhe në kuptim të tregut të sektorit, pasi deri më tani është parë një përpjekje e kompanive për të zhvilluar drejtime teknologjike brenda kapaciteteve të tyre, apo duke financuar studime dhe kërkime të ndryshme. Akordi Novartis-Microsoft është ndoshta i pari në këtë shkallë dhe parathotë mjekësinë e shekullit që po jetojmë ku teknologjia dhe inteligjenca artificiale po kalon nga faza eksperimentale në fazën e kërkimit dhe prodhimit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.