Cutillo kundër zhdukjes së kujtesës historike në Tiranë

Postuar në 24 Shtator, 2019 17:16

Shqipëria moderne lind me shndërrimin e Tiranës në kryeqytet. Kështu shprehet ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo teksa bën publik qëndrimin e tij për ruajtjen e ndërtesave që përbëjnë atë që quhet kujtesa historike e Tiranës.

“Ky moment shënon edhe fillimin e ndërtimit të impiantit urbanistik aktual të qytetit, kryesisht falë veprës së urbanistëve dhe arkitektëve italianë, të cilët, prej këtij momenti e deri në fillimet e Luftës së Dytë Botërore, përcaktuan në thelb veçoritë e tij. Veçori që, personalisht, mendoj se duhen ruajtur jo vetëm për cilësinë arkitektonike, por edhe sepse përbëjnë pjesën historike të qytetit, i vetmi që ka mbetur, me disa përjashtime pararendëse të kësaj periudhë historike”-thekson Cutillo.

I pyetur nëse në kujtesën historike të Tiranës, duhet të përfshihet edhe Teatri Kombëtar, Cutillo nuk jep një përgjigje të drejtëpërdrejtë, por thotë se çdo vendim duhet të merret në mënyrë demokratike.

“Nuk më përket mua të them se cilat ndërtesa duhet të restaurohen dhe cilat duhet të shemben për t’u bërë vend godinave të reja. Mendoj se në një vend demokratik, këto vendimmarrje duhet të gjejnë sa më shumë mbështetje, sepse nuk ka më kthim prapa dhe kujtesa e përbashkët që jeton në ndërtesa historike rrezikon të zhduket”- theksoi ambasadori italian.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.