Tahiri, edhe SHBA tallet me Prokurorinë

Postuar në 20 Shtator, 2019 16:36

Pritej me shumë interes qëndrimi i ambasadës amerikane për dënimin e Tahirit, nisur nga fakti se SHBA ka komentuar vazhdimisht procesin ndaj ish-ministrit të Brendshëm. Ish-ambasadori Lu, madje e ka përmendur Tahirin kur fliste për peshqit e mëdhenj që do binin në rrjetën e drejtësisë.  Por si gjithmonë gjuha e amerikanëve lë vend për ambiguitet dhe dëshifrohet sipas interesave politike të momentit. Ajo që lexohet mes rreshtave nga reagimi i ambasadës është tallja me Prokurorinë e Republikës, që vizatoi me akuza një peshkaqen që tejkalon edhe figuracionet e Donald Lu, por me dashje apo pa dashje nuk faktoi akuzat që ngriti.

Vendimi i djeshëm kundër ish-ministrit të Brendshëm Saimir, Tahiri demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta. Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat. Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten partnerë të Shqipërisë, në mbështetje të përparimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, transparencës dhe qeverisjes së mirë

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.