Teatri luftarak i ministrit turk të Mbrojtjes

Postuar në 03 Shtator, 2019 11:17

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar ka kryer një fluturim mbi detin Egje, në bordin e një avioni luftarak T-38 në kuadër të inaugurimit të vitit stërvitor në bazën ajrore të Izmirit. 

I veshur me uniformën luftarake, Akar është fotografuar me maskën e oksigjenit dhe skafandrën e pilotit, në një demonstrim të qartë të fuqisë ushtarake turke, por edhe të vullnetit të Ankarasë zyrtare për ta përdorur atë. 

Duke folur para të pranishmëve ai ka deklaruar se Turqia dëshiron marrëdhënie të mira me dy fqinjët e vet, Qipron dhe Greqinë, dëshiron që të zgjidhë konfliktet sipas ligjit ndërkombëtar, por kjo sipas tij nuk duhet interpretuar si shenjë dobësie. Akar ka shtuar se anijet kërkimore turke në zonën ekskluzive të Qipros do ta përfundojnë punën e nisur. 

Veprimet demonstrative të Akara pasojnë daljen e presidentit Erdogan dy ditë më parë, para një harte që e paraqiste gjysmën e Egjeut si territor turk. Në përgjigje të komenteve mbi këtë dalje, ministri i Jashtëm grek  Nikos Dendias, deklaroi se kufijtë janë përcaktuar me ligje dhe marrëveshje ndërkombëtare dhe se ato nuk mund të cënohen nga ata që akte që ai i quajti stuntmen të marrëdhënieve me publikun. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.