Ambasada e SHBA shpjegon SPAK-un: Do godasim të paprekshmit

Postuar në 20 Gusht, 2019 11:59

Në vazhdën e qëndrimeve për reformën në drejtësi Ambasada Amerikane ka publikuar sot një video shpjeguese për mënyrën sesi do të funksionojë Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar, i njohur ndryshe su  SPAK.

Sipas ambasadës, SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë.

Selia deiplomatike e Shteteve të Bashkuara sjell në vëmendje se në  sistemin e vjetër gjyqësor, zyrtarët e nivelit të lartë të korruptuar dhe bosët e krimit të organizuar ishin të “paprekshëm” sepse gjyqtarët dhe prokuroret e korruptuar ose të kërcënuar nuk i nxirrnin përpara drejtësisë dhe për këtë çmimin e paguante gjithë vendi.

Më tej thuhet se prokurorët e posacëm  që do të jenë pjesë e kësaj strukture do ti nënshtrohen monitorimit të vazhdueshëm të financave dhe telefonave të tyre për të parandaluar korruptimin apo kanosjen e tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.