Skenar për ta drejtuar Shkodrën me nënkryetar

Postuar në 17 Gusht, 2019 16:13

Shkodra mund të drejtohet nga nënkryetari i Bashkisë deri në zgjedhjet e reja. Ky është një nga skenarët që qarkullon në korridoret e mazhorancës, pas skandalit me Valdrin Pjetrin.

Të hënën prefekti i Shkodrës ka njoftuar mbledhjen e konstituimit të Këshillit Bashkiak në ambjetntet e Universitetit Luigj Gurakuqi. Në njoftim thuhet se mbledhja do të bëjë konstituimin e Këshillit, zgjedhjen e organeve të reja përfaqësuese dhe shpalljen e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të ri.

Sipas këtij skenari pas konstituimit do jetë këshilli që do zgjedhë nënkryetarin, i cili do marrë drejtimin e Bashkisë, në kushtet kur presidenti refuzon të dekretojë një datë për zgjedhjet e pjesshme. Qarkullimi i këtij skenari ka shkaktuar edhe një reagim të Partisë Demokratike që ka paralajmëruar përplasje.

Çdo përpjekje për të injoruar me arrogance mesazhin e shumicës së  qytetarëve të Bashkisë Shkodër, përmes thirrjeve te paligjshme për mbledhjen e institucioneve moniste të demaskuara tanimë botërisht i konsiderojmë një provokim ndaj rendit normal të punëve në komunitetin tonë dhe përsëritje e veprimeve dhunuese, që kasta puniste e ushtarakëve të përdorur të Tiranës kërkon t’i rinovojë 30 vite pas përmbysjes së regjimit të etërve. Thirrja dhe akuza kryesore i drejtohet Edi Ramës: Larg duart nga Shkodra dhe mos e shndërro kryeqendrën e Gegnisë në një fushëbetejë të parë të përplasjes së reparteve tuaja paramilitare me qytetarët e lirë! -thuhet në reagimin e PD-së.

Comments

Submitted by Xumja (not verified) on

Gallate fare, po fare fare ama. Sipas ligjit 139/2015 organi përfaqësues i bashkisë është këshilli bashkiak (neni 7, pika 2). Meqe sipas pikes 1 te njoftimit me date 19/8/219 do u zgjidhkan organet perfaqsuese, del qe Çesk Prefekti nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit si Like Froriri. Dhe meqe nuk i njeh ka marre tagrin me shpalle zgjedhjet per keshillin bashkiak me date 19. O BURRA NE VOTIME. (Mos ka kaluar me LSI tash ne pleqeri e ne nuk dijme gja?)Sqarojme se nuk behet fjale per zgjedhjen e perfaqsuesve te keshillit bashkiak ne Qark, pasi ato do zgjidhen sipas pikes 2.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.