Meta i qartë, 13 Tetori vlen edhe për Shkodrën

Postuar në 16 Gusht, 2019 18:36

Ashtu sic pritej Presidenti Ilir Meta nuk ka lëvizur nga qëndrimi i tij për zgjedhje lokale në 13 Tetor, bazuar në dekretin që ka nxjerrë vetë.

Rrethanat e krijuara pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, hapën një debat të ri për ripërsëritjen e zgjedhjeve të pjesshme në Shkodër. Mirëpo Presidenti ka hequr dilemat duke thënë se se sipas ligjit për pushtetin vendor, Bashkia e Shkodrës do të vazhdojë të drejtohet nga kryetarja aktuale, Voltana Ademi.

“Nuk ka nevoje, zgjedhjet janë më 13 tetor për gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe Shkodrën, këto janë të vetmet zgjedhje të ligjshme përpara. Deri në marrjen e detyrës nga kryetari i ri, detyrën e mban kryetari që është në detyrë”-u shpreh Presidenti për A2.

Procedura e zgjedhjeve te pjesshme

Ligji për vetëqeverisjen vendore në nenin 60, ku i referohet mandatit të kryetarit të bashkisë në pikën 4 të tij përcakton se “Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës.”  Po i njëjti ligj saktëson edhe procedurën se cili do të jetë mekanizmi për të vënë në lëvizje instancat ligjzbatuese.

Pika tre e nenit 60 përcakton se “Shpallja e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të bashkisë bëhet në mbledhjen më të parë të këshillit bashkiak përkatës, ku kryetari bën betimin, sipas formulës së përcaktuar në nenin 50, të këtij ligji, dhe e nënshkruan atë.” Këshiili i ri Bashkiak menjehere pas konstituimit do ta thërrasë Valdrin Pjetrin te beje betimin, por në kushtet kur ai ka refuzuar ta marrë mandatin, duhet qe te njoftoje keshillin përmes një shkrese, duke i vënë në dijeni edhe arsyet e dorëheqjes. Ne kete rast Keshilli ve ne dijeni Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Në mbledhjen më të afërt KQZ merr në shqyrtim kërkesën e më pas i drejtohet presidentit të republikës, i cili ka në tagër të tij shpalljen e dekretit për mbajtjen e zgjehdjeve të pjesëshme në këtë bashki. Sipas kodit zgjedhor neni 10 i tij përcakton se zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit të të zgjehdurit lokal. Dhe se në çdo rast, Presidenti i Republikës nxjerr dekretin jo më vonë se 48 orë nga njoftimi për ndërprerjen e mandatit

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.