Luli, prapë solo..

Postuar në 05 Gusht, 2019 21:44

PD nuk u regjistrua as në zgjedhjet e dekretuara nga Ilir Meta, ndryshe nga tri parti të tjera të opozitës. Një tjetër vendim i Lulzim Bashës që vazhdon të vardalloset me një axhendë që udhëhiqet nga interesi personal i kryetarit të PD-së për të mos dëmtuar  më shumë apo çuar për lesh karrierën e tij. Si një politikan bashkëpunëtorët e të cilit nuk i njohim, ka nisur sërish një tur solo me strukturat e partisë në rrethe.

Takime që nuk filmohen me kamera nga vetë PD, por që nuk lejohet të ndiqen as nga media. Mediat kanë raportuar se partia më e madhe në opozitë ka mbetur pa kameraman, pas shkarkimit që Basha i bëri operatorit të partisë. Televizionet dhe gazetarët e terrenit janë të lehtësuar nga detyrimi për ta ndjekur me orë të zgjatura liderin e opozitës, pasi nuk ka ndonjë kuriozitet se çfarë do thotë zoti Basha. Kryetari i PD ka arritur në atë pikë sa ka zhvlerësuar edhe fjalën.  

Megjithatë ka akoma që e dëgjojnë në parti. Takimet e ditëve të fundit synojnë pikërisht këtë gjë. Lulzim Bashës të mos i shkasë partia nga duart pas zhgënjimit me revolucionin e 30 qershorit dhe dështimit për të mbajtur zyrat e bashkive të djathta.  Me shpresë deri në marrëveshjen e radhës me zotin Rama.  Deri atëherë,  Luli do këndojë të njëjtën këngë, atë të solo-karrierës që ka si garanci talentin e këti njeriu për të mos i besuar më as vetes. Më poshtë një paragraf nga fjala e zotit Basha me strukturat në Krujë ku shpjegon çfarë arriti në 30 qershor.

Vendimi që morëm ktheu besimin tek njerëzit, se beteja që kemi nisur nuk ishte një betejë për karrike, siç përpiqej ta paraqiste Edi Rama. U rikthye besimi se opozita e bashkuar nuk është pjesë e teatrit të ndyrë politik, ku një grusht njerëzish kanë kapur burimet e shtetit, buxhetin e shtetit, taksat e shtetit, pasuritë e shtetit, në kurriz të të gjitha shqiptarëve të tjerë. Vetëm ne kemi forcën, vullnetin, vizionin, dhe, mbi të gjitha, kredon morale për të marrë përsipër ndryshimin e thellë që duan shqiptarët

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.