Kur flet Politika e shqisave (Video)

Postuar në 24 Korrik, 2019 20:35

Politika në Shqipëri ka prodhuar shumë personazhe që për hir të rrethanave kanë zënë vend në atë që quhet bursa e pushtetit. Situata paradoksale me zgjedhjet e 30 qershorit, ku njëra palë po bëhet gati të hyjë në zyrat e bashkive, ndërsa pala tjetër nuk pranon të lëshojë karriget e kthen Shqipërinë në amatorizmin që e ka shoqëruar që nga koha kur vendosi të krijojë shtetin e mosvarur.

Politika në Shqipëri nuk ecën shumë me sondazhe por me llogari, ku zbrazja e njërës enë automatikisht parathotë mbushjen e enës tjetër. PS ka mjeshtrat e vet të sondimit të opinionit, ky hyjnë Gjiknuri ose dikur Kastriot Islami, po edhe PD nuk mbetet mbrapa me karizmatikët e saj, ku spikat kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu. Ai dha një koment mbi çështjen e lirimit apo jo të zyrave, duke ia besuar politikën shqisave të tij, që duhet thënë se nuk e kanë zhgënjyer sa herë ka dalë për t’u testuar në popull.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.