Pallati u bë, drejtësia është rrugës (Video)

Postuar në 22 Korrik, 2019 22:53

3-vjetori i reformës në drejtësi u përkujtua me inagurimin e godinës ku do strehohen disa institucione të reja të drejtësisë. Për arsye që nuk janë bërë publike në këtë ceremoni nuk ishin të pranishëm Presidenti Meta, kryeministri Rama dhe kreu i PD-së Basha.

Në emër të qeverisë foli ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj që tha se Edi Rama ka shpenzuar tej mundësive të veta për reformën në drejtësi me shpresën se SPAKU dhe BKH-ja do ndryshojnë fatet e vendit.

Nga ana tjetër zv/ambasadorja amerikane Leyla Moses Ones pranoi se deri tani vetëm 15% e gjyqtarëve i janë nështruar procesit të rivlerësimit, por kjo nuk do thotë se sipas saj se vettingu nuk po funksionon. Ndërsa shefja e ONM-së kërkoi që ngritja e Prokurorisë Speciale të mos vonohet, pasi është çelësi për të hapurt dyert e BE-së.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.