Prokuroria humb dëshmitë për Tahirin (Video)

Postuar në 17 Korrik, 2019 12:19

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë për herë të tretë procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Këtë here shak është bërë mungesa në fashikujt e gjykimit të dëshmive në shqip të Moisi Habilajt, Nazer Seitit dhe Meridian Sulajt. Gjykata konstatoi mungesën e tyre dhe i ka kërkuar prokurorisë që t’ia bashkiangjisë dosjes.

Por nga prokuroria nuk u bë e mundur gjetja e këtyre dokumnentave duke kërkuar shtyrjen e seances. Në salle reagoi edhe ish-ministri Tahiri i cili solli provë korrespondencen mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë e cila ia ka çuar të përkthyera këto dëshmi. Në të tilla kushte Gjykata shtyu seancën për në 22 korrik. Në përfundim të seancës Saimir Tahiri tha se procesi është kthyer në qesharak.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.