Dyshime për 1.5 mln euro pazar me naftën ruse

Postuar në 13 Korrik, 2019 13:01

Zyra e prokurorit të Milanos vijon hetimet për një rast të mundshëm korrupsioni, në të cilin implikohen partina e krahut të djathtë "Lega Nord"  dhe kreu i saj Matteo dhe Salvini, i cili është zv/kryeministër dhe ministër i Brendshëm.

Mediat italiane raportojnë se "Lega Nord" ka patur bisedime në Moskë me qëllim arritjen e një marrëveshje që do t’u shërbente kompanive shtetërore ruse të naftës, por që njëkohësisht do ishte e  dobishme edhe për "Lega Nord", që do të merrte një shumë prej 65 milionë dollarë për nevojat e partisë. Matteo Salvini dhe kolegët e tij thanë sot se nuk kanë bërë asgjë të paligjshme.

Më 10 korrik portali BuzzFeed, njoftoi se përfaqësuesit e "Lega Nord" kishin zhvilluar  në tetor 2018 negociata me zyrtarët rusë për financimin e partisë.  BuzzFeed thotë se zotëron një dokument audio të këtij takimi në Moskë, ndërsa botoi  transkriptin e një teksti në të cilin Salvinini po diskuton një marrëveshje të fshehtë të naftës.

Takimi, sipas Buzzfeed është  mbajtur në Hotel Metropol në Moskë, një ditë pas bisedimeve të pretenduara në Kremlin mes Matteo Salvinit me zv/kryeministrit rus Dmitry Kozak. Ky i fundit mohon se u takua me Salvin, ndërsa zv/kryeministri italian refuzoi të komentojë mbi çështjen.

Transkripti i diskutimeve të mbajtura në hotel Metropol tregon se politikanët italianë u përpoqën të mbyllin një marrëveshje për shitjen e naftës ruse për një vit me vlerë 1.5 miliard $, nga të cilat 4% sipas kontratës do të shkonte për  "Lega Nord" me ndërmjetësimin e degës ruse të bankës italiane Intesa. Bazuar në atë që thotë  Salvini, në këtë bankë në Moskë partia kishte "njeriun e vet me mbiemrin Masetti", e cila kishte qenë më parë një anëtar i "Lega Nord". Në përgjithësi, bazuar në llogaritjet e Buzzfeed, partia e Mateo Salvinit do të përfitonte 65 milionë dollarë nga ky bashkëpunim.

https://www.svoboda.org/a/30051892.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.