DW: Pse Turqia është përfshirë në konfliktin e Libisë?

Postuar në 08 Korrik, 2019 12:41

Shumë aktorë të huaj kanë qenë të përfshirë në luftën e vazhdueshme civile në Libi, mes të cilëve edhe Turqia. Konflikti dhe tensioni janë të përqëndruar rreth kryeqytetit. Ankaraja mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht me bazë në Tripoli, e cila po përballet me rezistencën e “Ushtrisë Kombëtare Libiane”,  (LNA) që kontrollon pjesën më të madhe të vendit. Ajo është nën komandën e Marshallit, Khalifa Haftar.

Në një analizë që Deutsche Welle i bën këtij konflikti thotë se prania e Turqisë është një pengesë për marshallin Haftar: Në zonat e kontrolluara prej tij janë ndaluar fluturimet nga Turqia apo anijet turke që u afrohen brigjeve të Libisë. Për disa orë, forcat e Haptarit arrestuan gjashtë turq, por i liruan pas presionit nga Ankaraja. Shkallëzimi i tensionit sipas DË  është i lidhur me humbjet e pësuara nga trupat e Haftarit jashtë Tripolit në prill.

Çfarë po kërkon Turqia në Libi?

Siç theksohet në publikimin e Deutsche Ëelle, Libia është një vend me rezerva të pasura të naftës dhe gazit dhe kufizohet me rrugë të rëndësishme tregtare në Mesdhe. Destabilizimi i saj ka bërë që vendet e huaja të mundohen të përfitojnë nga ndarja e vendit në zona influence. Një prej shteteve me interesa në Libi është edhe Turqia, ku shumë kompani veprojnë që prej kohës së Gedafit.

 Sipas ekspertëve shumë kompani turke në fushën e  ndërtimit morën pjesë në projekte të mëdha, edhe pse nuk ka të dhëna të sakta mbi vëllimin e aktiviteteve të tyre ekonomike turke. Për shkak të luftës civile, interesi i investimeve ndërkombëtare është zvogëluar në mënyrë drastike. Megjithatë, qeveria turke mban kontakte të ngushta me qeverinë e Tripolit dhe madje edhe pse në lufte civile, kompanitë turke kanë vijuar të fitojnë projekte. Megjithatë, pasi gjenerali Haftar ka zgjeruar kontrollin e tij në shumë rajone, shumë kompanitë turke në Libi janë nën presion.

Përfshirja e Turqisë në Libi, siç theksohet në publikim, ka një dimension ideologjik: Marshalli Haftar mbështetet nga Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite, të cilat kanë si armikun e tyre të përbashkët Vëllazërisë Myslimane. Por gjatë luftës civile libiane që çoi në rënien e Gadafit, Turqia ka mbështetur grupe që ishin të afërta me Vëllazërinë Myslimane. Mbështetja për qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Libisë ka të bëjë edhe me faktin se ajo mund të blejë armë sipas të drejtës ndërkombëtare.

Turqia gjithashtu zhvilloi bisedime në prill me Tripolin për bashkëpunimin ushtarak dhe çështjet e sigurisë. Në të njëjtën kohë lëvizjet e Turqisë në Libi dhe shpimet për gaz natyror në Mesdheun lindor, janë aktivitete të cilat BE-ja i konsideron të paligjshme. Ndërkohë, Franca u akuzua nga qeveria e Tripolit për mbështetjen e fshehtë të Haftar.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.