Ambasadori rus: E dyshimtë nëse Shqipëria ka politikë të jashtme të pavarur

Postuar në 07 Korrik, 2019 10:44

Ambasadori rus në Tiranë Aleksandër Karpushin është intervistuar nga Reporti Tv që e ka pyetur mbi zhvillimet politike në Shqipëri. Diplomati rus ngriti dyshime se vendi ynë nuk ka një politikë të jashtme të pavarur.

“Shumica dërrmuese e shqiptarëve, me të cilët kontaktoj për shkak të detyrës, janë të vetëdijshëm për ndikimin e vërtetë që ushtrohet ndaj qeverisë tuaj edhe nga ana e ambasadave të aleatëve tuaj. Ndoshta, dikush ndjen keqardhje që ambasada ruse nuk sillet në të njëjtën mënyrë, por një praktikë e tillë, siç e thashë, është në kundërshtim me parimet tona. Para së gjithash, ne vlerësojmë pavarësinë e partnerëve tanë dhe dëshirën për të zhvilluar një bashkëpunim shumëdrejtimesh”-thekson Karpushin.

Në këtë kontekst, Karpushin sheh edhe qëndrimet edhe udhëheqësve politikë shqiptarë, të cilët sipas tij  veprojnë të pandikuar nga jashtë të paktën në raport me Rusinë.

“Krijohet një përshtypje se politika e jashtme e shtetit tuaj ndodhet nën një ndikim të lartë nga forca të treta. Përveç kësaj, Shqipëria, për të justifikuar qëndrimin e saj, i referohet solidaritetit famëkeq euroatlantik, por po ai anëtarësim në NATO dhe BE nuk e pengon Italinë, Slloveninë, Greqinë apo shumicën dërrmuese të vendeve evropiane për të bashkëpunuar dhe zgjeruar në mënyrë aktive bashkëpunimin me Rusinë. Pse Shqipëria nuk mund të bashkëpunojë? Por kjo është një pyetje që ju duhet t’ua drejtoni vetë drejtuesve tuaj”-thotë kreu i ambasadës ruse. Karpushin i quan përralla akuzat për financime ruse dhe lidhje të PD-se me Kremlnin.

https://shqiptarja.com/lajm/rusia-reagon-per-here-te-pare-per-krizen-politike-dhe-deklaratat-e-metes

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.