Ngjall reagime CV e ministrit shqiptar të Kulturës

Postuar në 24 Qershor, 2019 12:27

Kryeministri Zoran Zaev prezantoi të dielën propozimet për kabinetin e ri qeveritar. Një prej emrave që do të përfshihet në qeveri është edhe ministri i Kulturës, Hysni Ismaili.

Për personazhin në fjalë pati shumë reagime për shkak se nuk ka eksperiencë politike dhe për më tepër do të drejtojë një Ministri si ajo e Kulturës.

Gjëja më e rëndësishme është se cv-në e tij  (më poshtë),  ministri i Kulturës specifikon si gjuhë amtare shqipen ndërsa gjuhën maqedonase si... të huaj.

Ismaili është doktoruar në vitin 2014 në Universitetin e Tuzllës në Bosnjë dhe Hercegovinë, me temën: “Korrelacionet ndërmjet reagensëve në fazën akute dhe fraksione të caktuara të lipideve tek pacientët me artrit reumatoid”. Në biografinë e paraqitur në Kuvend, nën kolonën “aktivitete kulturore” ai ka shkruar se ka qenë redaktor i librave, organizator në fillimet e para të shtëpive botuese private shqiptare, redaktor i 90 radio emisioneve me përmbajtje kulturore dhe 80 dokumentarëve televizive dhe se ai është një nga themeluesit e shtëpisë botuese “Logos A” nga Shkupi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.