Garanci publike për Maqedoninë e Veriut

Postuar në 21 Qershor, 2019 20:38

Ajo që përflitej mbi një diferencim të Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin e hapjes së negociatave u konfirmua edhe publikisht nga kancelarja Merkel. Në përfundim të samitit të nivelit të lartë në Bruksel, ajo shprehu hapur mbështetjen që Shkupi të marrë dritën jeshile në tetor.

“Cdo gjë që mund të bëj, do t’a bëj, në mënyrë që të bëj të mundur një vendim pozitiv në tetor, pasi Maqedonia e Veriut ka bërë një punë ekzemplare me marrëveshjen e Prespës. Ne e kemi diskutuar këtë dje. Bëhet fjalë vetëm për çështje javësh. Angazhimi ynë qëndron dhe unë do të përdor të gjithë peshën politke për të mbështetur një vendim të tillë”-deklaroi kancelarja e pyetur specifikisht për Maqedoninë e Veriut.

Merkel ka anashkaluar çdo referim mbi Shqipërinë, duke e ndarë Maqedoninë e Veriut në këtë proces.  Një sinjal i fortë se axhenda e Berlinit për vendin tonë është e ndryshme dhe me shumë gjasë do të varet nga zhvillimet politike. Një gjë është e sigurtë që zoti Rama ka humbur çdo kredibilitet, duke u bërë pengesë në procesin e integrimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.