Morali i padurueshëm e Rilindjes

Postuar në 15 Qershor, 2019 13:11

Sot është qarkulluar në media një status në Facebook i anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bledar Skënderi. Ky i fundit ngre shqetësimin se qëkurse katër anëtarë të komisionit vendosën të mos njohin dekretin e Presidentit për shfuqizimin e dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve, ka nisur një sulm i paprecedent.

Ligji është Bibla ime, e unë ushtar i Atdheut!

Vendimet e mia dhe të kolegëve janë në çdo rast të ankimueshme

shkruan Skënderi.

Qëndrime emocionale dhe që nuk para shkojnë me ato që duhet të ketë një zyrtar shteti. Ligji ëstë Bibla ime, vendimet mund të ankimohen. Si ta përkthejmë këtë? Një përkthim është: Mos u mërzisni se unë e shkel ligjin, pasi ju mund të shkoni në gjykatë.

Zoti Skënderi e di shumë mirë se ajo që ka bërë nuk është në përputhje me ligjin, ose është të paktën e dyshimtë. Me siguri që nëse raportet në Komision do të ishin ndryshe dhe një lëvizje të tillë do ta bënte PD-ja, ai nuk do të firmoste. Fundja vendimet në atë komision kanë qenë përherë në kohezion me axhendat partiake përpara se të jenë me ligjin.

Nuk gënjehet kush nga demagogjia dylekëshe e Facebook. Jetojmë në Shqipëri, një vend i vogël ku të gjithë njihen. Edhe ligji ka miqtë e vet të cilëve u shkel syrin. Këtë duhet të kuptojnë këta rlindasit e zhegosur të shekullit të 21-të: duhet ta na kursejnë Moralin, sepse ai është i padurueshëm. Është një zhguall I zhelosur që ka shumë kontrast me shkëlqimin pasuror të tyre. Ndaj për ta thënë troç – kuptohet jo për z. Skënderi që me të vërtetë që nuk hyn të përfituesit e pushtetit si shumë të tjerë – Meqë vidhni, bëjeni pa zhurmë! Vidhni me stil siç premtoi Eduard Shalsi!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.