S’ka më dilema, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mbeten për në vjeshtë

Postuar në 12 Qershor, 2019 17:17

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të hapë negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë, por ky vendim nuk do të merret brenda ditëve të ardhshme, pasi disa shtete anëtare e pengojnë këtë.

"Unë personalisht besoj se vetëm një vendim mund të merret: për të filluar negociatat me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërisë, siç rekomandohet nga Komisioni Evropian”- tha Tusk, pas bisedës në Bruksel me Presidentin e Maqedonisë Veriore, Stevo Pentarofski.

"Por unë duhet të jem i sinqertë me ju: jo të gjitha shtetet anëtare janë të gatshme të marrin vendimin për të filluar këto negociata në ditët e ardhshme"-deklaroi ai  ai.

"Pyetja e sot nuk është nëse, por kur" -tha Presidenti i Këshillit Evropian. "Unë jam skeptik, sepse unë e di se konsensusi mes 28 shteteve anëtare merr më shumë kohë se sa ne do të dëshironim"-shpjegoi ai. Një debat i parë  do të mbahet për këtë çështje të hënën gjatë takimit të ministrave të jashtëm të BE në Luksemburg.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.