Fshati digjet, qeveria krihet. PS e shqetësuar për nxjerrje të sekretit hetimor

Postuar në 05 Qershor, 2019 14:32

E ekspozuar për lidhjet e saj kriminale me zë dhe me figurë siç parapëlqene zoti Rama të etiketonte  bëmat e kundërshtarëve kur ishte në opozitë, mazhoranca socialiste ka humbur çdo sens realizmi mbi pushtetin që gëzon falë votës së deformuar dhe interesave të grupeve kriminale.

6 përgjimet e publikuara nga Bild kanë prishur terezinë e socialistëve që megjithatë vazhdojnë të  mbrojnë folenë kriminale që kanë ndërtuar vetë. Pa komentuar mbi përgjimet, deputetët socialistë janë shfaqur të shqetësuar për nxjerrjen e sekretit hetimor.  

“Të merren më shumë masa për ruajtjen e sekretit hetimor. Penalitete e dënime për prokurorët që nxjerrin informacionet në media kur shkelet sekreti hetimor”- deklaroi Bashkim Fino në Komisionin e Ligjeve.

“Ruajtja e sekretit ka të bëjë me përfundimin me sukses të çështjes. Sekreti hetimor është art më vete, po t’u shfry të ikën edhe çështja prej duarsh. Këtu te ne ndodh që prokurorët e përdorin politikisht. Duhet manual për komunikimin e çështjeve hetimore. Procesi hetimor ka të lënduar, bashkëpunëtorë që duhen ruajtur deri në fund. Pa përfunduar hetimi, kërcet koburja ndaj dëshmitarëve”- tha Spartak Braho.

“Nxjerrja e sekretit hetimor është vepër penale që dënohet nga Kodi Penal. Nisur nga problematikat e kohëve të fundit ta vëmë theksin tek udhëzimi i Prokurorisë së Përgjithshme për nxjerrjen e sekretit hetimor. Është aty, por të zbatohet”-deklaroi Ulsi Manja.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.