Serbia paralajmëron tërheqjen nga dialogu me Kosovën. Vuçiç: BE nuk garanton dot marrëveshjen

Postuar në 31 Maj, 2019 18:47

Serbia ka paralajmëruar sot Bashkimin Europian se do të tërhiqet dhe nuk do të njohë më detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e vitit 2013 me Kosovën mëse Unioni nuk reagon ndaj deklaratave të fundit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Ky i fundit u shpreh dje se nuk do të miratojë krijimin e Asosacionit të Komunave Serbe që është detyrim i marrëveshjes. 

Në një prononcim për mediat serbe, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka vënë në dukje se qëndrimi i Thaçit ka kaluar pa asnjë reagim nga Brukseli, që po rrëshqet kështu në vijat e fundit të besueshmërisë së vet. 

Shqiptarët kanë vetëm një kishë ku falen dhe kjo është ShBA. Ata nuk pyesin fare për çdo gjë që thonë apo bëjnë kundër Rusisë dhe serbëve. 
Për ta është e rëndësishme që të vlerësohen nga ShBA apo OSBE për aktet e tyre antikorrupsion që ka vlerë po aq sa Thaçi dhe Haradinaj janë kundër korrupsionit. Për mua flet më shumë heshtja e gjermanëve, britanikëve, francezëve dhe Brukselit. Ai dokument u firmos në Bruksel nga Daçiç dhe Thaçi në prani të Katherine Ashton, asokohe drejtuese e politikës së jashtme të BE-së. Nëse BE-ja nuk është në pozitata që të garantojë një marrëveshje në realizimin e së cilës ka marrë pjesë, le ta themi, në këtë rast ne e dimë që këto marrëveshje nuk kanë më fuqi ligjore

është shprehur Vuçiç. 
Ai ka shtuar se pret reagime brenda 24 orëve nga BE-ja pasi përndryshe Beogradi i ka duart të zgjidhura për të kërkuar rrugë të tjera. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.