Maduro shfaqet me drejtuesit e ushtrisë: Jemi në luftë

Postuar në 03 Maj, 2019 12:33

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro është shfaqur dje në krah të drejtuesve të ushtrisë ndaj së cilës ka kërkuar unitet për të përballur dhe shtypur çdo lloj grushti shteti.

Po ne jemi në betejë dhe mbajeni moralin lart në këtë luftë për të çarmatosur çdo tradhëtar dhe komplotues

tha ai.

Ministri i Mbrojtjes, Vladimir Padrino ka rikonfirmuar besnikërinë ndaj Maduros duke krijuar një situatë paqartësie për rivalin e Maduros, Juan Guaido. Gjykata e Lartë e Venezuelës ka urdhëruar arrestimin e një prej figurave kryesore të opozitës, Leopoldo Lopez që u shfaq në krah të Guaidos. Lopez është strehuar në ambasadën e Spanjës në Caracas.

Nga SHBA ka patur paralajmërime edhe për ndërhyrje ushtarake, ndërkohë që presidenti Trump ka siguruar se “represoni brutal ndaj popullit të Venezuelës do të përfundojë shumë”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.