Rimbursimi i TVSh-së për blegtorët, qeveria nuk tërhiqet

Postuar në 22 Mars, 2019 16:49

Prej 3 ditësh agropërpunuesit dhe grumbulluesit e qumështit kanë refuzuar të blejnë lëndë të parë në tregun vendas për shkak të uljes së kompensimit të tvsh-së, ndërsa blegtorët kanë protestuar disa herë duke derdhur qumështin në rrugë.

Por qeveria nuk tërhiqet nga ligji që miratoi në fund të vitit 2018-ë ku uli kompensimin e tatimit mbi vlerën e shtuar për fermerët nga 20 në 6%. Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, sqaron se në momentin që inputet në bujqësi: farat, fidanët, plehrat kimikë dhe pesticidet u përjashtuan nga tvsh-ja është e palogjikshme rimbursimi i kësaj takse nga ana e shtetit.

Ai thotë se kompensimi 6% u la për disa kosto të tjera që kanë femerët dhe paguajnë këtë taksë si nafta apo energjia elektrike. Ekspertët e ministrisë së financave janë duke punuar për të krijuar një tjetër skemë e cila do të ndihmojë sektorët më të brishtë në bujqësi, siç është ai i pordhimit të qumështit.

Në fund të vitit 2018 parlamenti bëri 0 inputet bujqësore që do të thotë se financimi që jepet për inputet bujqësore nuk ka më sens sepse nuk mund të financosh tvsh-në e një produkti i cili nuk ngarkohet me tvsh. Megjithatë niveli i autofaturimit u la përsëri 6%,  nuk u la 0, në mënyrë që me këtë 6%, fermeri të përballojë tvsh e produktreve të tjera që nuk janë përjashtuar. Në këtë kuadër ne po shikojmë opsionet e tjera që nëse nga të dhënat dhe llogaritjet do të rezultojë që sektori blegtoral preket në fakt dhe ndryshimet ligjore nuk janë neutrale në kostot e tyre,  atëhere të shohim skema të tjera financimi në mënyrë që ato para që jep buxheti i shtetit të shkojnë për atë destinacion për të cilat ai i jep

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.